Keisuke Honda ka nënshkruar me C.F Pachuca, skuadër kjo nga Meksika.

31-vjeçari ishte lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Milanin në muajin qershor.

Është klubi meksikan C.F Pachuca që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me lojtarin e përfaqësueses së Japonisë.

Honda ka qenë pjesë e Milanit nga viti 2014. Gjatë kësaj periudhe japonezi zhvilloi 81 ndeshje me fanellën kuqezi, duke shënuar 9 gola.