Uli Hoeness beson se mega-oferta e PSG-së për të blerë yllin e Barcelonës, Neymar, është shenjë dobësie. Tani klubi i udhëhequr nga pronari prej Katari ka bërë një ofertë prej 222 milionë euro për superyllin Brazilian, që do të bëhej protagonist i transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror. Në fakt, blerja e brazilianit do t’i kushtonte në total PSG më shumë se 500 milionë euro, përfshirë veç klauzolës edhe pagaën dhe bonuset e futbollistit.

Gjithsesi kjo nuk shqetëson shefin e Bayern Munih, Uli Hoeness, klubi i të cilit doli nga gara me PSG për yllin e Arsenal, Alexis Sanchez, për shkak të kostos së lartë. I pyetur nga e përditshmja gjermane “Bild” në lidhje me aludimet për një transferim të mundshëm të Neymar për shifrat rekord, Hoeness deklaroi: “Kjo është më shumë një shenjë dobësie. Nëse do të më duhej të shpenzoja shumë para për të mos arritur asgjë, është më shumë një shenjë që tregon se nuk kam punuar mirë më parë. Ndaj nuk mund të jem aq i interesuar. Transferimi më i shtrenjtë nuk është detyrimisht blerja më e mirë, por ajo që kushton më shumë. Mendoj se kjo është arsyeja pse ne duhet të gjejmë rrugën tonë drejt zonës së peshkaqenëve”.

Flower

Loading...