Trajneri Jurgen Klopp premton një Liverpool edhe më të fortë në edicionin e ri në Premier League.  “Klopp do ta udhëheqë Liverpoolin drejt titullit të Premier League dhe më pas do të shkojë te Bayern Munih”, kështu ka thënë ish-përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld. “Jurgen Klopp është një nga trajnerët më të mirë, por i krahasuar me të tjerët ai ende duhet të fitojë një trofe të madh ndërkombëtar. Ai do të jetë kampioni i Premier League herët ose vonë, jam i bindur për këtë. Ai po ndërton diçka të rëndësishme dhe është një motivues i lindur. Klopp gjithmonë ka për të qenë një kandidat për bankën e Bayernit. Ai e njeh Bundesligën, ai ka fituar trofe në Gjermani”, tha Hitzfeld.