Koreja e Jugut ka propozuar mbajtjen e bisedimeve ushtarake me Veriun, pas disa javësh tensionesh të mëdha  për shkak të testit të fundit të raketave të Kim Jong-un.

Këto ata do të jenë bisedimet e para të nivelit të lartë ndër vite.

Një zyrtar i lartë tha se bisedimet duhet të synoni të ndalonin “të gjitha veprimtaritë armiqësore që rrisin tensionin ushtarak” në kufirin e fortifikuar midis dy koreve.

Presidenti i Koresë së Jugut, Mun-Jae-in ka sinjalizuar se dëshiron një angazhim më të ngushtë me Veriun.

Koreja e Veriut nuk i është përgjigjur ende propozimit të tij.

Në një fjalim të kohëve të fundit në Berlin, zoti Moon tha se dialogu me Veriun ishte më i ngutshëm se kurrë dhe bëri thirrje për nënshkrimin e një traktati paqeje.

Ai tha se ky dialog ishte vendimtar për ata që kërkojnë fundin e programit të armëve bërthamore të Kim jong-un.

Megjithatë, testet e shpeshta të raketave, duke përfshirë edhea të të fundit të një rakete ndërkontinentale, janë  shkelje e vazhdueshme të rezolutave të OKB dhe kanë alarmuar SHBA-në dhe fqinjët e Koresë së Veriut.