Gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare. Maqedonia duhet të ketë një emër në të cilin nuk figuron emri Maqedoni. Kështu shprehet drejtori i Muzeut Kombëtar të Sofjes Bozhidar Dimitrov, duke theksuar se “për këto cështje duhet të gjendet një formulë”.

“Gjuha maqedonase është një formë e shkruar e një dialekti bullgarë të anës së Vardarit”, thekson ai.

I pyetur për emrin e Maqedonisë ai thotë:

“Greqia do të vazhdojë deri në fund dhe nuk ka presion që do ta largojë nga këkresa për ndryshimin e emrit.  Nëse maqedonasit insistojnë për ta mbajtur emrin, nuk ka asnjë shans.  Dhe ata kanë të drejtë, sepse ajo është pjesë e trashëgimisë së tyre. Maqedonia e lashtë është pjesë e popullit grek dhe shtetësisë greke dhe ajo është zhvilluar plotësisht në atë që tani është Greqia, një rrip i ngushtë duke filluar nga Selaniku e përfunduar në malet shqiptare”, është shprehur ai.

Ai në Maqedoni është i nohur si një figurë e diskutueshme që shpesh është pjesë e provokimeve të ndryshme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Për të nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm me shkrim një dialekt bullgar, ndërsa Maqedonia Perëndimore është krejtësisht shqiptare.

Ai po ashtu është i njohur për pikëpamjen e tij se të gjithë popujt e Ballkanit kanë dy shtete – Kosova e Shqipërisë, Serbia ka Republika Srpska, Greqia ka Qiproja, ndërsa Bullgaria ka Maqedoninë.

Global