Mediat franceze i kanë kushtuar një artikull të veçantë dy të rinjve shqiptarë refugjatë, që kërkojnë të punojnë dhe jetojnë në Francë.

Ata janë prindër të një foshnje 1-muajshe, por janë ndaluar nga autoritetet ashtu si pjesa më e madhe e refugjatëve.

Aktualisht Ronaldo është në Cologne të Gjermanisë, në një kamp dhe është gati për t’u dërguar në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Paloma dhe vajza Amira, jetojnë në një shtëpi në Lion të Francës.

Çifti i të rinjve shqiptarë kërkon që të ribashkohen përsëri pas ndarjes nga autoritetet.

T mobile In article [4]
Dua të rikthehem në Francë të gjej Palomën dhe vajzën time. Gjithashtu në Francë kemi mundësi më të mira”, thotë Ronaldo.

Ata i përkasin komunitetit rom dhe familja e tij ka shkuar disa herë në Francë me shpresën për të jetuar aty. Ata qëndrojnë në Caen, vend ku ka një komunitet të madh romësh.

17-vjeçari Ronaldo kërkon që të punojë si mekanik, por për këtë i duhet një diplomë.

Ky është profesioni im, por që të punoj këtu më duhet një diplomë. Doja të shkoja në një lice profesional, por nuk kam mbështetjen e nevojshme dhe as para. I kam mësuar të gjitha vet, në rrugë”, tregon ai.

Ronaldo shpjegon edhe arsyet përse u largua nga Shqipëria së bashku me familjen.

Disa njerëz donin të merrnin gruan time ta dërgonin në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Madje ata erdhën për ta marrë në ditën e dasmë sonë. Ne u larguam..”, përfundon Ronaldo.
Global