Nuk kanë kaluar 48 orë të lansimit të këngës më të re, apo pjesës së katër të këngës “High” nga grupi Babastars

Por, edhe kësaj here grupi po akuzohet se ka bërë plagjiaturë apo është frymëzuar nga grupe të ndryshme në Kosovë.

 Kënga e cila është afër të kalojë mbi 1 milion klikime në youtube thuhet se frymëzimin e ka marrë që në fillim nga kënga “Pablo” ku repojnë Ledri Vula, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi.

“Ajo o Babastar”, thuhet në rreshtin e parë dhe gjatë refrenit të kënges “High 4”. Kështu thotë edhe Gjiko dhe tre reperët e tjerë në refrenin e këngës “Pablo”, “Ajo pe don njo si pablo”, shkruan GazetaExpress.

Më vonë, kur fillon të repoi Majk të “High 4” thotë: “Kerri i zi si batmen”. Një rresht të këtillë e ka edhe rima e Lumit B te kënga “Messi”.

Një rresht tjetër që mund të konsiderohet i marrë është ai i Cozman. Në një këngë reperi Buta thotë “E qeli telefonin krejt zemra”, ndërkaq Cozman rimon: “E qeli instagramin krejt zemra”.

Madje sajt satirik “Kukunews” ka satirizuar me këngën e BabaStars ku në një foto ka shkruar cili nga këta është Buta.

Reperi Buta, që është i njohur për këngën “Hashish Thaçi” dihet që nuk është pjesë e labelit BabaStars.

Global