Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një person, i cili ka qenë duke udhëtuar me autobus, ndërsa automjeti kas qenë në ecje, është hedhur nga dera e tij.

42-vjeçari Sh.G., është përplasur më pas me një mjet tip furgon të parkuar në rrugë. I plagosuri u transportua menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmitarëve, ambulanca ka shkuar në vendngjarje me 15 minuta vonesë, edhe pse vendi ku ndodhi incidenti në lagjen nr.14, ka qenë fare pranë spitalit.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.07.2017, jemi  njoftuar se në lagjen nr 14 në Korçë, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se është hedhur nga dera e autobusit (urban qyteti) e cila ka qenë e hapur dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip furgon të parkuar në rrugë.

Të dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen në vendngjarje. Shtetasi i dëmtuar u transportua në Spital, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.