Ander Herrera beson se Real Madrid është skuadra më e fortë në botë

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera ka folur për takimin kundër Real Madridit në Superkupën e Evropës.

Ai e pranoi se Real Madrid ka skuadrën më të fortë në botë, sepse ka fituar dy vite radhazi Ligën e Kampionëve.

“Real Madrid është skuadra më e fortë në botë”, tha fillimisht Herrera pas ndeshjes me LA Galaxy.

“Ata kanë fituar dy vite radhazi Ligën e Kampionëve. Ne jemi shumë të motivuar që do të luajmë në SuperKupë të Evropës kundër tyre”.

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Unitedit për Superkupën e Evropës do të zhvillohet më 8 gusht në Shkup.