Hernan Crespo, ish-sulmuesi i disa ekipeve italiane dhe i kombëtares së Argjentinës është emëruar sot si zëvendëspresident i klubit të Parmës.

Crespo do të jetë numri 2 i klubit emilian, skuadër e cila këtë sezon është ngjitur në Serinë B, pas disa vitesh e zhytyr në kategoritë inferiore të futbollit italian, detyruar pas falimentimit.

“Kompania Parma Calcio 1913 komunikon, se në mbledhjen e Bordit Drejtues që është mbajtur sot pasdite, Hernan Crespo është emëruar si zv/president i Parmës”, shkruhet në lajmërimin e klubit emilian.

Ndërkohë që vetë Crespo ka falënderuar tifozët e Parmës përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke shkruar se po vjen një epokë e re për skuadrën e njohur italiane.