Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri e ka sqaruar situatën pas zhvillimeve të sotme në mes të Haradinajt dhe Teuta Rugovës në shtëpinë e kësaj të fundit.

Zyrtari i LDK’së thotë se vizita e bërë sot nga lideri i AAK’së Ramush Haradinaj në rezidencë e Ibrahim Rugovës ka qenë miqësore, derisa ka shpjeguar edhe votën e Teuta Rugovës nëse do t’ia japë Haradinajt për Kryeministër.

“Ne sapo e kryem mbledhjen e LDK’së me degët dhe sipas informatave që ne kemi vizita ka qenë në familje dhe ata janë të hapur për gjithkënd që dojnë me shku me vizitu dhe ne e shohim në këtë rrafsh”, është shprehur Haziri për Express.

Haziri vlerëson se vota e Teutës do të jetë ashtu siç do të vendos dhe vlerësojë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Dmth sa i përket qëndrimit të Teuta Rugovës ajo e ka konfirmuar që do të votojë ashtu siç vendos dhe e vlerëson LDK-ja, e ka dhënë edhe opinionin  e vet për koalicionin e ardhshëm  por vota finale do të jetë sipas vendimit të LDK’së”, ka shtuar ai.

Megjithëkëtë, Haradinaj pas vizitës në shtëpinë e ish presidentit Rugova përmes një njoftimi për media ka lënë të kuptohet se deputetja e LAA-së Teuta Rugova, vajza e do ta votojë atë për kryeministër.

Pas këtij takimi, Teuta shkroi një status në Facebook nga ku la indikacione se do ta votojë Haradinajn dhe se veprimin e saj do ta përkrahte edhe Ibrahim  Rugova.

Por pak më vonë, Teuta e sqaroi edhe përmes një statusi të dytë se ajo është deputete e LDK-së dhe do të veprojë në linjë me ta./GazetaExpress/