Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, kanë zhvilluar sot një takim, të rëndësishëm, thotë kumtesa komunale, me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Sipas kumtesës, qëllimi i takimit ka qenë bashkëpunimi dhe koordinimi me BIK’un për projektet e përbashkëta.

Në takim është vlerësuar lartë funksionalizimi edhe puna e Mekanizmit referues kundër çdo lloj ekstremizmi, sikurse edhe roli i Këshillit të Bashkësisë Islame dhe i Komunës së Gjilanit në këtë aspekt, përfundon kumtesa.