Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit e ka vlerësuar aksidentale rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 11 qershorit, ndërsa ka thënë se koalicioni PAN i ka numrat për krijimin e Qeverisë.

“Shpejt do të kemi zgjedhjet lokale dhe gjitha subjektet kanë me e pa fuqinë e vet me elektoratin. Ky grupimi me koalicione edhe rreth LDK-së e PDK-së, ka bërë që një pjesë e votave në mënyrë aksidentale të shkojë te Vetëvendosje, dhe të kemi një rritje aksidentale. Këto grupime kanë prodhuar një gjë të tillë”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se  koalicioni PAN i ka votat e nevojshme për ta bërë qeverinë, dhe tashmë kjo çështje  është e përfunduar.

Ai tha se janë së paku, 62 numra, dhe se qeveria do të votohet që në raundin e parë.

“Janë deputet të PAN-it dhe të komuniteteve që kryeministri i ardhshëm ka bërë marrëveshje. Dhe do të kenë deputet që do ta votojnë në marrëveshje individuale. Po, e kryer, ka marrëveshje individuale. Do të jenë së paku 62 deputet, tre më shumë”, tha ai.
Haxhiu tha se në çdo rast, PAN-it i takon ta bëjë qeverinë, e jo t’i jepet mundësia të dytit.

“E ka thënë kushtetuta, sepse sistemi ynë zgjedhor, kushtetua jonë njeh legjitimitetin qytetar, jo numrat e matematikat e politikanëve pastaj. Sepse thotë që programi që ka fitu, është programi i PAN-it, ky program implementohet. Mund të jetë herën e parë Ramush Haradinaj. Nëse nuk kalon Ramushi, herën e dytë e qesim Dautin”, tha ai.

Haxhiu edhe një herë, kritikoi Isa Mustafën, për të cilin tha se i ka munguar karizmi  që kishte Hashim Thaçi si kryeministër, e që pret ta ketë edhe Ramush Haradinaj.

Global