Joe Hart mund t’i bashkohet West Hamit gjatë kësaj jave

Sipas Goal.com, skuadra e West Hamit është gati që ta transferojë portierin e Manchester Cityt, Joe Hart.

West Ham po synon që portierin anglez ta huazojë për një sezon, me mundësi blerje.

Thuhet se ky transferim mund të realizohet gjatë kësaj fundjave.

Hart, i cili sezonin e shkuar ishte i huazuar në Torino, nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas edhe pse ka kontratë me klubin deri në vitin 2019.