Joe Hart mund t’i bashkohet West Hamit gjatë kësaj vere

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, skuadra e West Hamit ka shprehur interesim që ta transferoj portierin e Manchester Cityt, Joe Hart.

Hart, i cili sezonin e sezonin e shkuar i huazuar në Torino, nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas.

Hart ka kontratë me klubin deri në vitin 2019, derisa thuhet se klubi nga Etihad dëshiron të paktën 20 milion funte për Hartin.

Por, West Ham po synon që portierin anglez ta huazoj për një sezon, me mundësi të blerjes, përcjell Express.

Për Hartin interesim kanë shfaqur edhe skuadrat si: Manchester United, Aston Villa dhe Newcastle