Takimi i thirrur nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, rezultoi pa sukses kjo pasi lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai VV-së, Visar Ymeri refuzuan ftesën e tij.

Edhe pse këto takime dështuan të realizoheshin, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është duke qëndruar ende në Kuvendin e Kosovës.

Ai është duke pritur në takime konsultative grupet e partive të minoriteteve jo serbe.

Këtë e ka bërë të ditur, Avni Arifi, këshilltar i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ju kemi bërë  ftesë formale me shkrim dhe presim përgjigje me shkrim nga partitë tjera politike shqiptare”, ka thënë Arifi.

Ndërkaq, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është parë teksa hynë brenda deputetja e Grupit 6+, Duda Balje.