Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot është takuar me atdhetarin Harry Bajraktarin me të cilin ka folur edhe për krijimin e institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se Harry Bajraktari është një shembull i suksesit shqiptar në botë.

Më poshtë keni postimin e plotë të Haradinajt:

Një takim e bisedë vëllazërore, me atdhetarin e shquar, shqiptaro-amerikanin Harry Bajraktari.

Një shembull i suksesit shqiptar në Botë, Harry Bajraktari njëkohësisht mbetet një njeri i vlerave dhe i kontributeve të mëdha për Kosovën dhe shqiptarët dhe shtyllë e fortë e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara.

Folëm për Kosovën dhe për Amerikën e me interesim të shtuar për procesin e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, si hap i rëndësishëm në përmbushjen e detyrave të mëdha që na presin.
Harry Bajraktari, gjithmonë i ka qëndruar afër atdheut të tij, e kështu vazhdon t’i qëndrojë edhe sot!