Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka postuar një fotografi në Facebook, bashkë me disa anëtarë tjerë të AAK’së dhe me ish-ministrin e Mjedisit, Dardan Gashi, i cili gjendej edhe në fotografinë e Ramush Haradinajt me familjen Rugovë. Për Gashin u tha se do të jetë pjesë e Qeverisë, nëse PAN arrin ta krijoi atë.

Fotografia e Haradinajt ka mbishkrimin ‘Të enjtën…’, që me gjasë, i referohet ditës kur do të konstituohet Kuvendi dhe koalicioni PAN do të provojë të zgjedhë kreun e Kuvendit.

Deri më tani, koalicioni shprehet i bindur se i ka numrat për ta zgjedhur kryeparlamantarin.

Nga ana tjetër, prezenca e Gashit së bashku me anëtarët e AAK’së, dhe lidhjet e tij me familjen Rugova janë një tjetër shenjë se deputetja Rugova, do të jetë një nga dy deputetët që do ta votojnë Ramush Haradinajn kryeministër, por para kësaj edhe kreun e Kuvendit nga radhët e PAN’it. /Express/