Deputeti i zgjedhur i AAK’së, Daut Haradinaj sot ka zhvilluar takim me struktura e partisë në Pejë.

Në takim ka qenë edhe kandidati i AAK’së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi dhe ish kryetari i Pejës, Ali Berisha.

“Sot zhvilluam një takim shumë të rëndësishëm me strukturat e AAK-së në Pejë. Një energji dhe entuziazëm i madh vërehej në këtë takim! Përgatitjet për fitore janë shumë premtuese. Suksese Pejë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.