I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në rezidencën e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Mediat kanë raportuar se Haradinaj po pritet të nënshkruaj marrëveshje me vajzën e ish-presidentit, Teuta Rugova në mënyrë që kjo e fundit ta votoj atë për kryeministër në Kuvend, shkruan arbresh.info.

Mirëpo Haradinaj pasi doli nga rezidenca tha se ishte vetëm një takim historik për shkak të rëndësisë që ka kjo familje.

I pyetur se a ka nënshkruar marrëveshje me Teuta Rugovën, Haradinaj nuk ka folur mirëpo zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj u ka thënë mediave se do të njoftohen më vonë në lidhje me këtë.

T mobile In article [4]