Mandatari i koalicionit PAN për Kryeministër Ramush Haradinaj ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar derisa ka thënë se do të punojë për vendin dhe interesat e qytetarëve.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se vota e tij është dyfishuar në zgjedhjet e 11 qershorit, dhe kjo shton përgjegjësinë e tij.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Te nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar votuesit e mi!

Mbështetja dhe vota që ma keni dhënë në zgjedhjet e 11 Qershorit, është besimi i Juaj i madh, pa të cilin unë nuk mund ta bëja as edhe një hap!

Nga zemra Ju faleminderit!

Megjithëse këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kohën e vendimeve, që nuk jam shumë i sigurt që u kuptuan menjëherë e nga të gjithë, dyfishimi i votës suaj për mua, është nder por edhe përgjegjësi.

Ju siguroj se angazhimi im, kurrë dhe asnjëherë, nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës!

Do ta bëjë të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e percaktim per zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët!

Na priftë e mbara!

RH

Global

Comments are closed.