Sot kanë përfunduar me asfalt të gjitha rrugët në komunën e Haraçinës nga NP “Rrugët e Maqedonisë”. Këto punimë janë pas vërshimeve që kaploi Haraçinën vititn e kaluar ku dëmtoi gati të gjitha rrugët në këtë komunë.
Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu thotë se asfaltimi i rrugëve në viset shqiptare është edhe një nga premtimet e BDI-së që sot bëhen realitet dhe qytetarët sot mund të ecin në rrugë me standarde. “Këto rrugë kanë nisur brenda këtij muaji dhe me një intesitet të madh u bënë realitet. Këto rrugë u dëmtuan gjatë vërshimeve dhe ne me gjithë maqineritë arritëm të asfaltojmë brenda 20 ditëve” u shpreh Kadriu.
Nga ana tjetër banorët e Haraçinës ndjehen tepër të kënaqur nga këto punime dhe falenderojnë Ndërmarrjen për realizimin e asfaltimit të rrugëve.
“Falebderojmë NP. Rrugët e Maqedonisë për punën e shpejt që bënë në Haraçinë dhe sot ne e shohim dhe ecim mbi rrugë të asfaltuara” tha një nga banorët e Haraçinës.
Ndryshe “NP. Rrugët e Maqedonisë” do të vazhdojë punimet në Hasanbeg ku vitin e kaluar u dëmtuan nga vërshimet./TetovaSot/