“Pjesa më e madhe, rreth 90% nga kërkesat dhe nga rekomandimet e sektorit civil të Ballkanit janë të pranueshme, vetëm se duhet të gjendet mënyrë që të njëjtat të implementohen”, vlerësoi eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, dje në Trieste, pasi që ka marrë pjesë në takimin mes përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe shefave të diplomatëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim shefi i diplomacisë së Maqedonisë i ka inkurajuar organizatat joqeveritare dhe iniaicativat që ta kritikojnë pushtetin, njofton Portalb.mk.

Kërkesat e shoqërisë civile, ministrave dhe eurokomesarit ua ka prezantuar Sërgjan Sushiq, konsulent në Fondacionin gjerman “Handrih Bel”, i cili është ka qenë organizator i ngjarjes.

Ministrat, në mesin e të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka reaguar pozitivisht dhe ka kërkuar nga shoqëria civile që të kenë rol edhe më aktive. Dimitrov e ka theksuar rolin e sektorit joqeveritar gjatë krizës së fundit në Maqedoni, duke verësuar se ajo ka ndihmuar në proceset euroatlantike.

“Dëshira e rajonit është që të hyjë në BE. Tanimë kemi humbur shumë kohë dhe përfundimisht duhet ta përfundojmë punën. Lidhja kritike është mjaft e rëndësishme dhe mos jeni në mëdyshje për atë se a duhet të kritikoni”, deklaroi Dimitrov.

Rekomandimet kanë të bëjnë me proceset demokratike, sundimin e ligjit, mjedisi i biznesit dhe inovacionet, energjia dhe ndryshimet kilimatike, dhe liria dhe roli i mediave.

“Mediat e lira mund të përparojnë vetëm nëse krijojmë treg mediatik dhe me atë të mundësojmë që mediat të mos jenë të varura nga ndihma financiare”, deklaroi Han.