Në samitin e Triestës të vendeve të Ballkanit perëndimorë, që do të mbahet pas dy javësh,  priten hapa konkret rreth tregut të përbashkët, paralajmëron eurokomesari Johanes Han.

Nuk bëhet fjalë për bashkim doganorë por për hapat e pare në integrimin e ardhëshëm në tregun evropjan, thekson Han.

“Ideja që është në tavolinë dhe që mendoj se do të shpaloset në Samitin e Triestës, që do të mbahet brenda dy javësh, e që është takim vjetor i vendeve të ballkanit perëndimor, sëbashku me disa vende evropjane, është që të punojë në ekonominë rajonale. Nuk flas për bashkim doganor, por për diçka që janë hapat e para në integrimin e ardhëshëm në tregun e vetëm evropjan. Kjo është përgaditje konkrete për anëtarësimin e ardhëshëm në BE. Kjo do të thotë të paktën në fillim, lëvizje e lire të të mirave dhe shërbimeve, por edhe pranim i ndërsjellt i certifikateve profesionale, dhe gjërave të ngjashme. Kjo do ti përfshijë edhe hapat e pare për treg rajonal ditgjital, gjithçka që ndihmon në promovimin e mëtejmë të rajonit, që ai të bëhet më atraktiv për investimet e huaja, të ftohen kompani nga jasht që të vijnë në rajon, të happen vende të reja të punës, të ofrohen mundësi për njerzit në rajon të themelojnë kompanit e tyre dhe ti zgjerojnë aktivitetet e tilla” – tha Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Han.

Për të shënuar përparim drejt BE-së qeverisë i duhet të jetë e përkushtuar dhe të gjith ministrant të punojnë bashkarisht,  porosit eurokomesari Johanes Han. Ai në një intervistë për REL thot se do të ishte e gabuar që të vlerësohet se secili ministër mund të kujdeset për çështje të caktuara.

“Duhet të jenë të përkushtuar, të punojnë bashkarisht. Do të ishte gabim, të besojnë se mund të punojnë ndaras, secili ministër të kujdeset për çështje të caktuara. E dini, bëhet fjalë për çështje horizontale, prandaj isha falenderues që mora pjesë për here të pare në një mbledhje të qeverisë, që I dëgjova informacionet e para nga nga disa minsitra se deri ku kanë arritur në të gjitha përpjekjet. Kjo pështë diçka që duhet të vazhdojë dhe në këtë drejtim unë jamë shuzm i bindur se qeveria është e gatshme për të ofruar. Mendoj se duhet të kihet besim te ata paraprakisht, poashtu edhe nga qytetarët dhe sektori civil dhe atëherë qeveria duhet të vlerësohet për veprat e bëra” – u shpreh Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Han.

T mobile In article [4]

Sa u përket pritshmërive që deri nël vitin 2018 vendi të marr datën për fillimin e bisedimeve, Han thot se nuk do të mungojë edhe ankgazhimi i tij, por përkujton se për këtë nevoitet vendim unik i vendeve anëtare të BE-së, që nënkupton edhe zgjidhjen e kontestit me emrin.

Han shprehet i kënaqur me reformat që po ndërmerr qeveria e re, përfshi edhe reformat në sistemin e drejtësisë.

Ajo që është me rëndësi ështët ë kthehet besimi te gjyqsori, dhe qeveria të gjejë zgjidhje për përfundimin e të gjitha lëndëve të Prokurorisë Speciale. /TVM2/

Global