Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, e pranon se nuk ka qenë fantastike fundjava që e lamë pas. Ai e mbylli në vend të katërt garën për Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1. Një rezultat që ndërlikon jo pak pozitat e pilotit të Mercedes në garën për titullin kampion. “Ajo fundjavë nuk ishte fantastike, por vendi i katërt ishte maksimumi. Unë dhashë maksimumin dhe mora pikë të rëndësishme për renditje”, tha Hamilton. Piloti britanik synon të bëjë një paraqitje më të mirë ditën e diel në pistën e Silverstone, në garën e shtëpisë, ku do të kërkojë fitoren para tifozëve të tij.

“Shpresoj që në Silverstone të shohim një makinë Mercedes më të mirë, të shpejtë dhe kompetitive, pasi dua një rezultat më të mirë. Fitorja para tifozëve të mi është një detyrim për mua”, ka thënl Hamilton.