Policia në Hamburg po përgatitet për protestë të madhe të antiglobalistëve para samitit G-20, njofton TASS.

Protestat e sotme kundër Samitit po mbahen nën moton “G-20: Mirë se erdhët në ferr” dhe organizatorët e tyre presin që tubimit t’i bashkëngjiten deri në 10.000 persona, prej të cilëve shumica, sipas policisë, janë të përgatitur për dhunë.

Hamburgu i përforcoi forcat e saj policore me njësite nga pjesët e tjera të Gjermanisë, duke u përgatitur për takimin, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër. Në qytet do të sistemohen 20.000 policë, të cilët do të kujdesen për sigurinë e rrugëve, qiellit dhe nëpër rrugët ujore.

Policia deklaroi se mbrëmë edhe gjatë natës gjatë protestave kundër Samitit të G-20 në Hamburg, përkohësisht janë arrestuar gjashtë persona.

Sipas organeve të rendit, për momentin situata është e qetë, por nuk është e qartë se nëse e atillë do të mbetet edhe deri në mbrëmje edhe gjatë natës.

Gjatë natës së kaluar në një zjarr në një autostalon të “Porshe”-së në Hamburg u dogjën tetë automobila. Sipas hetuesve, në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të mjaftueshme që të konfirmohet se nëse bëhet fjalë për zjarr të imponuar, me siguri i lidhur me forumin e G-20.

Në Hamburg sot duhet të mbërrijë tren me kundërshtarë të G-20 nga e gjithë Evropa, që dje u nis nga Brukseli. Sipas të dhënave të policisë, në ndaljet e tyre nëpër rrugë nuk janë regjistruar shkelje të rendit publik. Në kufirin me Zvicrën 33 udhëtarëve nuk u është lejuar që të hyjnë në Gjermani. Që para nisjes së trenit policia nga disa nga kundërshtarët e G-20 u mori spej dhe syze mbrojtëse.