Doganat gjermane njoftuan sot se kanë sekuestruar një sasi rekord të kokainës, në portin e Hamburgut. Sasia e kapur është 3,8 tonë, që vinte nga Amerika e Jugut dhe arrin vlerën 800 milionë euro.

“Sekuestrimet e mëparshme të sasive të kokainës në Gjermani kishin të bënin me dërgesa prej 50-150 kilogramë, por tashmë agjentët e doganave janë përballur me një sasi prej më shumë se një ton”, theksojnë shërbimet doganore në një komunikatë, raporton AFP.

“Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të sekuestruar ndonjëherë më parë në Gjermani”, nënvizoi një zyrtar i lartë i Ministrisë së Financave, Werner Gatzer.

Në muajin mars doganierët kanë sekuestruar 1,4 tonë kokainë të fshehur në bordin e një kamioni që vinte nga Paraguai.

T mobile In article [4]