Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley tha sot se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe këtë të gjithë e dinë, pavarësisht refuzimit të Presidentit Donald Trump për ta thënë atë.

Deklarata e ambasadores Haley vie pas takimit të parë të Presidentit Tram me homologun e tij rus, të cilët u takuan për herë të parë në Samitin G20 që po mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Në takim veç temave për Sirinë, Ukrainën dhe Korenë Veriore, është biseduar edhe për çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhje