Rusia ka urdhëruar Amerikën që të zvogëlojë numrin e stafit diplomatik në vendin e saj dhe ka konfiskuar një kompleks të përdorur nga zyrtarët amerikanë.

Vendimet  e bujshme kanë ardhur si hakmarrje për sanksione të reja të senatit amerikan  kundër Moskës.

Stafi i ambasadës duhet të largohet nga vendi deri më 1 shtator, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë pas votimit pothuajse unanim të senatorëve për të vendosur sanksione të reja mbi Rusinë, duke dëmtuar më tej ekonominë e saj të brishtë.

Ky veprim e vendos Donald Trump në një pozicion të ashpër duke e detyruar të marrë një pozicion të vështirë ndaj Moskës ose të bllokojë legjislacionin.

Senati mbështeti projekt-ligjin, i cili gjithashtu vendos sanksione ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut.