Kur flitet për vrasjet politike, nuk kemi nevojë për hartime shkollore, as për lubrifikimin e fjalëve dhe fjalive, që të na del komenti i latueshëm. Autori, nëse mëton t’i rreket një ngjarje të tillë, siç ishte një koment, krejt i thatë për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, edhe Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, i vrarë në Tiranën enveriane.

Autori e kishte shty motivin e vrasjes në Beograd, pa asnjë fakt, ndërsa Tiranën enveriane të kriminalizuar, sikur e kishte rehabilituar.

Nëse nuk guxojmë ta themi të vërtetën, apo të vërtetën e supozuar, më mirë të heshtim, se ka kaluar koha e hartimeve shkollore mbi Boro e Ramizin….

Para vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, pushtetin në Tiranë, me parat e Fondit famkeq, Vendlindja Thërret, Hashim Thaçi e Xhavit Haliti e kishin blerë dhe bënin, si ua donte qejfi, krejt të papenguar. Këta bashkë paguan vrasësin me 300 mijë dm.kesh.

Xhavit Haliti, kriminel e përcillte në çdo lëvizje kolonel Krasniqin. Edhe kur e arrestun në Tropojë, ky “heroi” ynë ishte aty vëzhgues dhe poashtu kur e çarmatosën në Tiranë. Po Beogradi është larg nga Tirana.

Nuk përjashtohet mundësia që Beogradi të ketë investuar për këte krim. Ndërsa organizuesi i krimit do të jetë konsultuar me UDB-në, ku bën pjesë mbi tridhjetëvjet.

Përse të mos kërkohet përgjegjësi penale nga këta vrasës, por edhe nga të tjerë, të këtij kalibri?!

Këta shkijet tonë po na dalin disaherë më të rrezikshëm se shkijet e Serbisë.

Po vrasja e deputetit, Azem Hajdari pse po heshtet, kur dihet që këtu është i implikuar Sali Berisha, prandaj as nuk bëri hetime për këte vrasje tragjike kombëtare, sepse nuk mund ta hetonte vetëvetën.

Pra, mbasi nuk bëri hetime kur pushtetin e kishte në dorë; le ta baj me shëndet këtë krim!