Një grua ka raportuar në Polici se një person në Podujevë ia ka grabitur çantën e krahut.
“Në rrugëm Hakif Zejnullahu, Podujevë 29.07.2017-22:30. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se të dyshuar të pa njohur me forcë i kanë grabitur çantën në të cilën kishte 20 euro para të gatshme, katër kartela bankare dhe dokumentet personale. Njësiti policor gjatë kërkimit të personit të dyshuar ka gjetur çantën e cila iu është kthyer viktimës”, thuhet në njoftimin e PK-së.