Marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë për parandalim të valës së emigrantëve në vendet perëndimore evropiane funksion mirë, ndërsa marrëdhëniet e përditshme bilaterale janë shumë më të mira se sa që kjo mund të konkludohet nga retorika aktuale, theksoi eurokomisari për zgjerim, Johanes han në deklaratë për servisin radiodifuziv publik austriak ORF.

Deklarata e këtillë e Hanit vjen vetëm disa ditë pasi që Gjermania paralajmëroi mundësi për suspendim të pagesës së mjeteve nga BE-ja, që i ishin premtuar Turqisë në kuadër të marrëveshjes së emigrantëve.

Me këtë marrëveshje, Turqia e parandaloi valën e emigrantëve nga territori i saj drejt Evropës, në këmbim të ndihmës së premtuar prej tre miliardë eurove dhe heqjen e regjimit të vizave për udhëtim të shtetasve turq në vendet e BE-së.

Global

“Nuk kam kurrfarë brengosjesh rreth zbatimit të marrëveshjes për refugjatët. Duhet të them se bashkëpunimi përditshëm në një numër të madh sferash funksionon shumë më mirë nga ajo që mund të konkludohet sipas retorikës aktuale dhe disa procedurave turke”, theksoi Han.

Marrëveshja për emigrantët hasi në miratim të madh nga ana e Gjermanisë, sepse numri më i madh i emigrantëve e zgjedhnin këtë vend për destinacion të tyre të fundit. Megjithatë, raportet mes Berlinit dhe Ankarasë në muajt e fundit ranë në nivel më të ulët, ndërkaq dy vendet akuzohen ndërmjet veti për “sjellje të papranueshme”.

T mobile In article [4]

Gjermania ishte posaçërisht e orientuar në mënyrë kritike ndaj Turqisë lidhur me masat e ndërmarra pas tentimit të pasuksesshëm vitit të kaluar për grusht shtet, me ç’rast u arrestuan rreth 50.000 njerëz, mes të cilëve edhe një shtetas gjerman i cili punon për organizatën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përderisa rreth 150.000 njerëz u suspenduan apo larguan nga puna nën akuzën për lidhshmëri me organizuesit e puçit. Në përballjen me “puçistët” Turqia shpalli gjendje të jashtëzakonshme, e cila javën e kaluar u zgjat edhe për tre muaj.

Lidhur me gjasat turke për anëtarësim në BE, Han në deklaratën për ORF thekson se nuk sheh nevojë për vazhdim të mëtutjeshëm të gjendjes së jashtëzakonshme duke shtuar se konsideron që heqja e saj do të kontribuojë për përmirësimin e sundimit të së drejtës në vend.

Në kushte të paralajmërimeve për heqjen e ndihmës për Turqinë dhe heqjen e shtyer të regjimit të vizave, minsitri turk për politikë të jashtme, mevlut Çaushogllu deklaroi se Ankaraja do të mund ta rishqyrtonte apo suspendonte marrëveshjen për migrantët, nëse BE-ja nuk i përmbushë obligimet që i ndërmori me të.

Realizimi i marrëveshje për emigrantët pritet të jetë një ndër temat kryesore në takimin e sotëm të ministrit Çaushogllu dhe ministrit turk për çështje evropiane, Omer Çelik me Hanin dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.