Sergio Aguero nuk do të largohet gjatë kësaj vere nga Manchester City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka konfirmuar se sulmuesi Sergio Aguero nuk do të largohet gjatë kësaj vere.

Argjentinasi që ka shënuar 122 gola në Premierligë, ishte i lidhur me një kalim të mundshëm në Chelsea.

Trajneri Antonio Conte e dëshironte Agueron si zëvendësues të Diego Costas, por këtë mundësi ia ka mohuar trajneri Guardiola.

“Aguero është lojtar i ynë. Ai do të qëndroj këtu”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.

Aguero këtë sezon pritet të humb vendin në formacionin e parë, sepse trajneri spanjoll më shumë preferon brazilianin Gabriel Jesus.