Manchester City ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Danilos

Sipas mediave britanike, Manchester City është afër transferimit të mbrojtësit brazilian, Danilo nga Real Madridi.

Edhe pse Guardiola e bleu mbrojtësin e djathtë,  Kyle Walkerin nga Tottenhami, thuhet se dëshiron edhe transferimin e Danilos, i cili mund të luajë në dy krahët e mbrojtjes.

Danilo ishte afër kalimit në Chelsea, por këta të fundit kanë hequr dorë nga braziliani për shkak të çmimit të lartë.

Thuhet se Real Madridi po kërkon 35 milionë euro për ish anëtarin e Portos.

T mobile In article [4]