Grupi terrorist me bazë në Somali Al-Shabaab në një video të publikuar së fundi e ka quajtur Presidentin Donald Trump ‘miliarder budalla’.

Kjo vjen pas intensifikimit të luftës kundër ekstremizmit nga Washingtoni.

Në video Trumpit i referohet si ‘miliarder budalla’ dhe akuzon votuesit amerikanë për zgjedhjen e ‘presidentit më budalla që vendi ka pasur ndonjëherë’.

“Pushtimi juaj ushtarak në Somali do të vazhdojë të destabilizojë vendin tuaj. Kur ne do të sulmojmë, qeveria juaj nuk do të jetë në gjendje të ju mbrojë”, thuhet në videomesazh.