Njësiti policor Alfa mbrëmë nuk arriti që t’i gjejë në shtëpitë e tyre ish drejtorin e Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujovski dhe bashkëpunëtorin e tij Nikolla Boshkovski për të cilët Gjykata supreme e vërtetoi masën e parabugimit me kërkesë të PSP-së.

Grujovski dhe Boshkovski janë të akuzuar në lëndët e PSP-së “Fortesa” dhe “Target” për përgjim ilegal të mijëra qytetarëve përmes keqpërdorimit të sistemit për ndjekje pranë MPB-së dhe për shkatërrimin e aparateve për përgjim.

Global