Ish-Drejtor i Drejtorisë së Pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Grujevski dhe ndihmësi i tij do të shkojnë në paraburgim, kurse shefi i kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Toni Jakimovski, do të ngel pa pasaportë, ka vendosur sot këshilli i Gjykatës Supreme i përbërë nga pesë gjykatës.

Pritet që informacioni në çdo kohë ta verifikojë edhe gjykata, ku aktualisht, sipas informatave të mediave maqedonase, janë duke u përgatitur vendimet.

Në Prokurorit Publik Speciale ende nuk janë të informuar. Gjithashtu, informacioni nuk ka arritur as në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga ku thotë se kur do të ndodhë një gjë e tillë, ata janë të gatshëm që të veprojnë në bazë të vendimit dhe ligjeve dhe do t’i paraburgosin të akuzuarit.

Grujevski, Boshkovski dhe Jakimovski janë të akuzuar në lëndët “Target” dhe “Tvrdina”, të cilat kanë të bëjnë me përgjimin e bisedave telefonike pa urdhër nga gjykata,përmes pajisjeve të DSK-së dhe për shkatërimin e kësaj pajisjeje.

T mobile In article [4]