Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot është takuar me ambasadorin e Bullgarisë në vend Ivan Velikov Petkov. Në njoftim thuhet se ambasadori Petkov ka njoftuar kreun e opozitës se me Marrëveshjen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë do të mbyllet një çështje e hapur  mes dy vendeve.

Gruevski nga ana tjetër ka vlerësuar pozitivisht vullnetin e anës Bullgare duke thënë se edhe partia e tij paraprakisht ka punuar për përmirësimin e raporteve kurse mënyra se si e ka zhvilluar këtë proces qeveria aktuale ka shqetësuar tani opinionin.

Partia e Gruevskit gjithashtu ka njoftuar ambasadorin se ka dhënë disa vërejtje që duhet të kyçen në marrëveshje.  Qëndrimin përfundimtar për marrëveshjen Gruevski ka thënë se do ta marrin pasi të analizohet nga organet e partisë dhe para se të vijë në Kuvend.