Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski u shfaq gjysmë ore para Gjykatës së Apelit e cila do të shqyrtojë ankesat për masat parandaluese të vendosura nga Gjykata Penale në rastin e “Titanik” nga PSP për keqpërdorimin e mjeteve në fushatën zgjedhjore, tramsmeton TetovaSot.

Ish-kryeministrin do ta mbrojnë tre  avokat Dimitar Dangov, Boro Tasevski dhe Sanja Aleksic. Për akuzat specifike që është i ngarkuar, Gruevski mund të dënohet me burgim prej së paku 5 vjet.

Prokurori Publik Special i kërkon Gjykatës së Apelit për të mbështetur ankesën e tyre për të caktuar paraburgim për Nikolla Gruevski. Prokurorët e Speciales janë Gabriel Bubevaki dhe Burim Rustemi.

Ndërsa avokatët e Gruevskit thonë së provat e dorëzuara në gjykatë së bashku me aktakuzën, janë dorëzuar vonë në orën 21:00, ndërsa ligji obligon që një gjë e tillë duhet të bëhet gjatë orarit të punës, saktësisht deri në orën 16:00. Prandaj, kërkojnë që akuza të refuzohet dhe të konsiderohet e pavlerë./TetovaSot/

T mobile In article [4]