Shkojmë përpara me një plan të ri për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe formimin e qeverisë, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në Konferencën e 26 vjetorit të Unionit të Rinisë (UMS), e cila është mbajtur në Teatrin Antik në Ohër, përcjell TetovaSot.

“Ne do të zhvillojnë idetë e reja dhe do të vazhdojnë të luftojnë për Maqedoninë dhe përsëri me fitore do të kthemi në krye të shtetit dhe do ta çojmë përpara. Dhe ndërkohë, në qoftë se kështu vazhdohet, do ti porosis atyre se pamarrë parasysh nëse Gruevski është i gjallë apo jo, politikisht aktiv apo jo, ata do të gëlltiten nga metodat e tyre që aktualisht po uzurpojnë dhe parandalojnë qëllimin e porositësve të tyre”, tha Gruevski.

VMRO, siç tha ai, në të kaluarën ka qenë e stigmatizuar në shumë aspekte veçanërisht në fushën e marrëdhënieve me jashtë. Ai bëri të ditur se në të ardhmen do të punojnë në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin me miqtë e Maqedonisë, kryesisht në interes të Maqedonisë, rregullimin e marrëdhënieve me disa miq perëndimore dhe prishjen stereotipet që shqiptarët i kanë për ta se ata kanë menduar të keqen./TetovaSot/