Aktakuzat e Prokurorisë Speciale Publike të marrin epilog gjyqësor, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor. Këtë mesazh eurokomsionari për zgjerim Johanes Han e dërgoi nëpërmjet intervistës për Radion Evropa e Lirë duke shtuar se kjo do të ishte mesazh i qartë për funksionimin e gjyqësorit në mënyrë të pavarur.

E rëndësishme është që njerëzit të kenë përshtypje, nëse doni të jenë të bindur se të gjitha rastet kriminale tërësisht hetohen dhe nëse ka nevojë të përfundojnë akuzat, të ketë raste gjyqësore dhe nëse ka nevojë edhe sanksione e kështu me radhë. Bëhet fjalë për gjithë sistemin gjyqësor që duhet të funksionojë– deklaroi Johanes Han, komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi.

Sa i përket mandatit të PSP-së, Han tha se kjo çështje i takon Qeverisë. I pyetur nëse BE-ja mbështet reformat e paralajmëruara në gjyqësor, Han me përgjigje

I besoj z.Pribe dhe ekipit të tij që ta shqyrtojnë atë dhe të gjejnë zgjidhje të përshtatshme që do t’iu përgjigjet nevojave të vendit. Absolutisht është e nevojshme të kthehet besimi në gjyqësinë e pavarur, cilësinë e gjyqësorit. Mendoj se ky është edhe qëllimi i njerëzve që punojnë me të, prokurorë, gjykatës, nëpunës shtetërorë. Mendoj se gjithashtu kjo është diçka që qytetarët e vendit e meritojnë: të mbështeten në gjyqësi funksionale, transparente dhe të pakorruptuar- tha Johanes Han, komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi.

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Han ditë më parë mori pjesë në seancën tematike të Qeverisë kushtuar prioriteteve reformuese prioritetet për integrimin e vendit. /Alsat-M

Comments are closed.