Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sot në Manastir bëri vërejtje se me ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2017 po zvogëlohen shpenzimet kapitale, gjegjësisht investimet dhe se po zvogëlohet rritja që drejtpërdrejt është e ndërlidhur me shpenzimet e zvogëluara kapitale.

Sipas tij është e qartë se duke tentuar të mbledhin pikë në fakt bllokojnë projekte të mëdha investuese siç janë ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, autostradës Shkup-Shtip, është bllokuar edhe Qendra Klinike në Shkup.

Ai konsideron se në ekonomi po bëhen gabime katastrofale të cilat në fund përfundojnë në kurrizin e popullit.