Në bazë të kërkesës së liderit të VMRO-DPMNE-së dhe deputetit, Nikolla Gurevski, të cilën e ka dorëzuar deri te Komisioni i Kuvendit për çështje imunitetit mandatar, të i merret imuniteti i deputetit, një reagim në lidhje me këtë ka arritur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Ata thonë se Komisioni nuk është kompetent të veproj në lidhje me këtë dhe shtojnë se Komisioni vepron pas Kërkesës për miratimin e masës së paraburgimit, të cilën organi kompetent, gjykata, e dorëzon deri te kryetari i Kuvendit të R. M. Që më pas kërkesa të dorëzohet deri te komisioni. Për ndryshe, kërkesa vjen pas akuzave që i ngriti PPS-ja prej të cilave Gruevski është i dyshuar në rastin Titanik për mashtrime zgjedhore, TNT për shembjen e Kosmos-it, Tenk për blerjen e Mercedesit dhe Traektorija për ndërtimin e një autostrade.

“Deputeti nuk ka të drejtë të kërkoj heqje të imunitetit pasi që imunitetin e ka fituar gjatë verifikimit të mandatit. Një gjë të tillë mund ta kërkojnë institucionet kompetente, siç janë, Prokuroria apo gjykata. Nëse deri tek unë si kryetarë i Kuvendit arrin ndonjë kërkesë nga institucionet përkatëse për debate në lidhje me imunitetin për cilin do deputet, ajo çështje do të vihet para komisionit përkatës dhe pastaj do të debatohet në Kuvend”, tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të RM.