Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Deputeti Artan Grubi, sot në Kuvendin e Maqedonisë, ka takuar Ambasadorin e Italisë në Maqedoni, z. Karlo Romeo.

Deputeti Grubi dhe Ambasadori Romeo këmbyen opinione rreth zhvillimeve politike në Maqedoni, procesin e miratimit të reformave sistemore, barazinë gjuhësore si dhe integrimit e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Deputeti Grubi njoftoi Ambasadorin Romeo për procesin e përpilimit të Deklaratës parlamentare për përshpejtim të proceseve reformuese dhe integruese të vendit në BE si dhe për shqyrtimin e planit 3-6-9 të Qeverisë në Komisionin për çështje evropiane.

Grubi kërkoi mbështetjen italiane për heqjen e kushtëzimit të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Deputeti Grubi theksoi se barazia gjuhësore rrumbullakëson normativisht Marrëveshjen e Ohrit dhe e bën shoqërinë më kohezive.

Deputeti Grubi dhe Ambasadori Romeo diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale midis Italisë dhe Maqedonisë.