Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Deputeti Artan Grubi, ka pritur sot në Kuvendin e Maqedonisë, Ambasadorin e Sllovakisë në Maqedoni, z. Martin Bezak.

Grubi dhe Ambasadori Bezak bashkëbiseduan rreth situatës së re të krijuar në vend, anëtarësimin e vendit në Strukturat EuroAtlantike, fqinjësinë e mirë, barazinë gjuhësore dhe reformat.

Ambasadori Bezak mbështet aspiratat EuroAtlantike të Maqedonisë dhe shprehu interesim për ta ndihmuar rrugëtimin tonë drejt BE dhe NATO.

Deputeti Grubi e njoftoi Ambasadorin Bezak rreth miratimit unanim të Deklaratës për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese në NATO dhe BE si bazë për reformat sistemore.

Grubi ftoi autoritetet sllovake që të ndihmojnë në heqjen e kushtëzimit në rekomandimin për hapje të negociatave dhe të ndihmojnë reugën tonë drejt NATOsë.

T mobile In article [4]

Grubi dhe Bezak gjithashtu diskutuan edhe për mënyrat e ndihmesës së ndërsjellë edhe mbështetjen sllovake për reformat si dhe për ligjin për gjuhën.