Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, së bashku me anëtarët dhe zëvendësit e Komisionit, patën takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë për Çështje Evropiane, Mati Maasikas.
Zëvendësministri Maasikas informoi për Programin dhe prioritetet e Kryesimit të Estonisë me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti. Në këtë kontekst, theksoi se Estonia edhe më tutje është mbështetës i fuqishëm në procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e reja anëtare, me ç’rast e mbështeti përkushtimin e Qeverisë për proceset eurointegruese. Ai theksoi se është e domosdoshme vendi t’i zbatojë reformat e nevojshme të BE-së, me qëllim të përmirësohen kushtet e jetës, dhe të rinjtë të mos e shohin të ardhmen e tyre jashtë Maqedonisë.
Kryetari i Komisionit, Grubi, mysafirit të Estonisë, i uroi kryesim të suksesshëm me BE-në dhe realizim të qëllimeve dhe prioriteteve të shtruara. Ai iu falënderua për mbështetjen e deritanishme nga ana e vendit mik, me ç’rast përkujtoi për letrën, nga viti 2012, në të cilën Estonia, së bashku me Lituaninë dhe Letoninë, kërkuan nga BE-ja fillimin e negociatave aderuese të Bashkimit Evropian me Maqedoninë gjatë Kryesimit të Danimarkës me Bashkimin Evropian, me propozim këto të zhvillohen veçmas nga negociatat për zgjidhjen e kontestit bilateral që e kemi me Greqinë.
Grubi informoi se në vend ekziston konsensus për integrimet euroatlantike në BE dhe NATO, dhe se konsensusi i tillë ekziston edhe në Komisionin për Çështje Evropiane, për çka është provë edhe miratimi unanim i Deklaratës për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Në takim, fjalim patën edhe anëtarët e Komisionit: Nikolla Poposki, Petar Atanasov dhe Vesel Memedi, me ç’rast ishte potencuar angazhimi dhe caktimi edhe i pozitës dhe i opozitës në vend, për anëtarësim sa më të shpejtë në BE. Në këtë kontekst, u theksua edhe nevoja për tejkalimin e pengesave në rrugën drejt BE-së, me një theks të veçantë në çështjen e hapur me Greqinë, për përdorimin e emrit kushtetues të vendit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bulgarinë. Gjithashtu, i përbashkët ishte konstatimi, se vendi duhet të punojë në zbatimin e gjendjeve në sundimin e së drejtës, reformat sistematike, barazinë ndërmjet qytetarëve në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit, me qëllim Komisioni Evropian ta mënjanojë kushtëzimin e rekomandimit për fillim të negociatave aderuese.