Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, është takuar sot në Kuvend me Ambasadorin Norvegjez në Maqedoni, z. Arne Sannes Bjornstand.

Grubi dhe Ambasadori Bjornstand këmbyen opinione për gjendjen politike, mbështetjen e Komisionit për Çështje Evropiane, rrugën drejt reformave sistemore si dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Ambasadori Bjornstand u shpreh i gatshëm që ta ndihmon punën e Komisionit parlamentar i cili do të shqyrton proektet reformuese dhe mirëpriti mënyrën konsensuale të veprimit në kuadër rë këtij trupi parlamentar, në veçanti miratimin unanim të Deklaratës për përshpejtim të prceseve reformuese dhe integruese në NATO dhe BE.

Global

Deputeti Grubi kërkoi nga Ambasadori Bjornstand që të ndihmon, nëpërmjet të bashkëvendasit të tij sekretarit të përgjithshëm të NATOsë Jens Stoltenberg, në intensifikimin e procesit integrues në NATO dhe të shqyrtohet afatizimi i ftesës së kushtëzuar nga aleanca veriatlantike.

Grubi gjithashtu e njoftoi Ambasadorin për ecurinë e punës në Kuvend, dinamikat e miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëvesi dhe shprehu mbështetje për firmosjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bulgarinë.

T mobile In article [4]