Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Gjirokastër, ku zhvilloi një dëgjesë me qytetarët.

Një grua, pasi tregoi problemin që kishte për pronën, i kërkoi kryeministrit punë edhe për të birin.

Ndërsa Rama i është kthyer ashpër: “Lërë tani, djali të dalë ta gjejë punën vetë. Nuk është mirë që nxjerr mamanë të kërkojë punë. Të dalë ta gjejë vetë punën”.