Një çift ka festuar 65 vjetorin e martesës me një foto-sesion të mahnitshëm.

Pasi ishin martuar më 1952, Rubi, 89 vjeçe, dhe Harold Coleman, 90 vjeç, bënë pesë fëmijë së bashku.

 Çifti nga Virgjinia, SHBA, kanë gjithashtu shumë nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa.

Por, gruaja kishte fituar sëmundjen e demencës viteve të fundit dhe kishte harruar të gjithë njerëzit – përveç shokut të saj të shpirtit, transmeton Gazeta Express.

Me përkeqësimin e demencës, ajo s’mund të kujtonte askënd tjetër, përveçse burrit të saj. Për të festuar 60 vjetorin e martesës, ata u fotografuan për të shpërndarë dashurinë e tyre tek të tjerët.

Dashuria e Rubit dhe Haroldit për njëri-tjetrin është e admirueshme dhe çifti ende “i vjedhin” njëri-tjetrit puthje të rregullta.

Nëse e keni parë filmin “The Notebook”, atëherë sigurisht se kjo histori do t’ju duket prekëse. Pavarësisht se është e sëmurë me demencë dhe nuk i njeh njerëzit e tjerë – as fëmijët e saj – Rubi e dashuron çdo ditë e më shumë burrin e saj.

Fotografitë që çifit kanë bërë dhe i kanë publikuar në internet, kanë prekur zemrat e të gjithëve.