Nëse keni frikë nga bletët, kjo histori nuk është për ju. Kështu shkruajnë mediat britanike teksa rrëfejnë historinë e një gruaja e cila ka gjetur 35,000  bletë që jetonin në tavanin e shtëpisë së saj.

Cherisse Mulzac filloi të vërejë bletë në banesën e saj një vit më parë, por nuk u shqetësua shumë Pas disa kohësh ajo vuri re që ato po shtoheshin dhe diçka po ndodhtë në tavanin e shtëpisë.

Ajo thirri menjëherë një bletar i cili zbuloi folenë e 35,000  bletëve si dhe 60 deri në 70 kg mjaltë.

Bletari Mickey Hegedus, 52 vjeç, pas hoqi të gjithë bletët nga tavani tha se ato kishin rreth dy vite që rrinin aty.